Categories Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Angjelo Hamiti, 31 vjeç, banues në Delvinë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale ”Goditja e arbitrit të ndeshjes” dhe “Shkaktimi i ndërprerjes së ndeshjes”.

Ky shtetas, më datë 19.12.2020, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje, ka hyrë në fushën e lojës dhe ka goditur me sende të forta arbitrin e ndeshjes, shtetasin E. P., duke shkaktuar kështu ndërprerjen e ndeshjes. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin B. Ç., 25 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Vjedhja”, shtetasen K. E., 34 vjeçe, banuese në lagjen “Partizani”, pasi dyshohet se ka vjedhur një varëse floriri në banesën e shtetasit A. A. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 28.03.2022, ka vjedhur në banesën e shtetasit F. N., një portofol me një sasi parash dhe mjete identifikimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasit: – K. K., 64 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetases A. K., banuese në Himarë; – Th. M., 40 vjeç, banues në Pilur, Himarë, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka kanosur për motive të dobëta, shtetasin Th. M., 59 vjeç, banues në Pilur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME