Categories Lajme

Vodhi filialin e Kredo.al në Peshkopi, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi disa ditë më parë, nën kërcënimin thikës mori një shumë të konsiderueshëm parash tek filiali i Kredo.al. Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi J. B., banues në fshatin Sinë të Dibrës, ndërsa shuma për të cilën akuzohet se ka marrë është 179.100 të rinj.

Njoftimi i Policisë: DVP Dibër Zbardhet ngjarja e ndodhur në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, ku një shtetas mori një shumë të konsiderueshme parash, nën kërcënimin e thikës. Policia identifikon, lokalizon dhe vë në pranga në kohë rekord, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datën 21.12.2021, në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, bazuar dhe në informacione të grumbulluara në rrugë policore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Bazuar në informacionet e mara në rrugë operative nga strukturat hetimore të DVP Dibër u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me DVP Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. B., 27 vjeç, banues në fshatin Sinë, Dibër. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), ka marrë shumën 179.100 lekë të rinj në një institucion financiar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME