Categories Lajme

Vrasja e Klaudio Myrtajt në Itali, zbardhet autopsia, hetimet marrin kthesë tjetër

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shtetasit nga Vlora Klaudio Myrtaj në Itali.

Mediat e huaja bëjnë me dije se është zbrdhur edhe autopsia e vrasjes së të riut ku sqarohet se plumbi i përket një pistolete të kalibrit 22.

Hetuesit shprehen se është një akt i paramenduar, pasi vrasësi zgjodhi një kalibër të vogël dhe priti derisa 34-vjeçarit të mbetej vetëm, për ta goditur dhe për tu arratisur. Nga gjetjet, Prokuroria nxjerr se autori gjithsesi nuk është profesonist.

“Ne hetojmë të shkuarën dhe të tashmen e Myrtajt, dëgjojmë nga familja, miqtë, partneri, njerëzit që ai frekuentonte, zakonet. Dhe nuk ka asgjë “të errët” tek një punëtor pa precedentë penalë, i cili me gjithë xhelozinë e fortë dhe disa grindje në lokal, bën një jetë të hapur, nuk fshihet dhe nuk i ka shkaktuar asnjëherë problem komunitetit. Çdo detaj i mundshëm vlerësohet. Nga motivi i pasionit te larja e hesapeve, tek ndonjë sekret i pazbuluar kurrë për të dashurën dhe familjen. Deri në hipotezën e bujshme të një aksidenti të tmerrshëm, një fatalitet tragjik”,- shprehen hetuesit.

Në Vernante, në një të kaluar jo shumë të largët, kishte dalë në pah “rasti” shqetësues i një arsenali armësh dhe mbi të gjitha me silenciator. Mos ndoshta një pistoletë e kalibrit 22, gabimisht, përfundoi në zdrukthëtari e harruar mes rafteve dhe makinerive të vjetra? Nëse do të ishte vërtet kështu, kush e përdori atë pasdite dhe pse? Por mbi të gjitha kush e zhduku?

“Ndërkohë ditën e djeshme Prokuroria dha lejen për varrimin e Klaudio Myrtajt dhe familjarët e tij, mes të cilëve edhe një teze nga Firence, që i bënë nderimet për herë të fundit në morgun Santa Croce, në pritje të dritës jeshile për riatdhesimin e trupit dhe varrimit në Shqipëri. “Sido që të jetë e vërteta – pra kushërinjtë – ne duam vetëm qartësi dhe drejtësi”, thanë hetuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME