Categories Sport

Zëvendësuesi i Ibrahimovic, Milan shënjestron ish-kapitenin e Interit

Gjatë merkatos së verës pritet të ketë disa ndryshime në repartin e sulmit te Milani. Të dy sulmuesve, Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Mandzukic, i përfundojnë kontratat në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse ata do të rinovojnë apo jo.

Sipas raportimit të “Calciomercato.com”, kuqezinjtë kërkojnë të transferojnë në Milano Mauro Icardin. Sulmuesi i PSG-së konsiderohet si zëvendësuesi ideal i suedezit, por “Djalli” nuk është i vetëm në garë për shërbimet e argjentinasit, kartoni i të cilit vlerësohet diku te 50 milionë euro.

Ish-kapitenin e Interit e kërkon gjithashtu Juventusi dhe Roma dhe me shumë mundësi ai do të lëvizë nga Parisi në fund të sezonit. Një transferim i mundshëm i Leo Messit në kryeqytetin francez do të komplikonte pozitat e Icardit te kampionët e Francës dhe si pasojë largimi do të ishte zgjidhja më e mirë për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME