Categories Lajme

“100 euro për përgjigje pozitive”/ Bënte teste false të Covid-19, Gjykata e Lezhës nxjerr nga qelia farmacisten!

Farmacistja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte teste Covid të falsifikuara u lirua sot nga qelia! 25-vjeçarja Kritjana Luka u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati i cili është shprehur se 25-vjeçarja ka qenë thjesht punonjëse e farmacisë dhe se nuk ishte në dijeni se aty kryheshin teste Covidi fiktive! Pasi dëgjoi palët, Gjykata e cilësoi të ligjshme ndalimin e 25-vjeçares dhe vendosi ndaj saj masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, ashtu siç kishte kërkuar prokuroria.

Farmaci ‘Aurora’ prej kohësh ishte kthyer në një laborator inekzistent për kryerjen e tamponëve Covid-19.

Skema e mashtrimit funksiononte kur pacientët dërgonin mjetin e identifikimit dhe përgjigjen që dëshironin. Përgjigjen pozitive e paguanin 100 euro, ndërsa negativen 50 euro. Dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë rreth 500 shtetas shqiptar dhe të huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME