Categories Lajme

Kontrabandë “Marlboro”, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë dhe procedohen 2 persona

Një persona ka rënë në prangat e policisë së Vlorës dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi kontrabandonin mallra. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi B. G., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, i dënuar më parë po për këto vepra penale.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit D. G., 30 vjeçe, dhe P. M., 64 vjeç, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanë”.

Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Contraband”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë. Sekuestrohen 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirfilltë hetimore, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u finalizua operacioni policor i koduar “Contraband” në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. G., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, i dënuar më parë po për këto vepra penale.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit D. G., 30 vjeçe, dhe P. M., 64 vjeç, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanë”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. G., pasi siguronte cigare kontrabanë, i shiste ato në pika të ndyshme tabakinosh, dhe transportin e tyre, e kryente shtetasja D. G.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. G., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME