Bota

Franca pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në korrik 2022

Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm. Një projektligj për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme do t’i dërgohet parlamentit francez për votim, tha të mërkurën zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.

Projektligji i gjendjes së jashtëzakonshme në Francë do të skadojë më 15 nëntor. Sipas rregullave aktuale, qytetarët duhet të përdorin një certifikatë shëndetësore për të hyrë në bare, restorante, kinema, teatro dhe vende të tjera. Duke folur pas një takimi të kabinetit, Attal u tha gazetarëve se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmonte Francën për ti dhënë fund sa më shpejt krizës shëndetësore. Ekziston rreziku i ringjalljes së epidemisë këtë dimër,” shtoi Attal.

“Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme.” Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste dhe 117,000 viktima që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani, të paktën 50 milionë njerëz kanë marrë një dozë të një vaksine anti-Covid, përkatësisht rreth 75.5% e popullsisë së vendit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: