Categories Lajme

Digjet pjesërisht një shtëpi në Gjirokastër, zjarrfikësit shpëtojnë anëtarët e familjes, izolohet zjarri

Zjarr në një banesë në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës. Digjet një dhomë ndërkohë që shpëtojnë anëtarët e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:30, ku banesa e Gaqe Gumit në pjesën e poshtme të Palortosë është përfshirë nga flakët.

Soba e drurit ka qenë shkaktare e zjarrit që u përhap në të gjithë dhomën ku ngroheshin pjesëtarët e tjerë të familjes Gumi. Tubot e sobës janë nxehur dhe oxhaku ka marrë flakë duke përcjellë zjarrin tek orenditë e tjera të dhomës. Për pasoje janë djegur mobilje dhe orendi të tjera.

Menjëherë kane shkuar zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar flakët duke mos lënë përparimin e zjarrit në dhomat e tjera të shtëpisë dykatëshe. Nuk raportohen dëme në njerëz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME