Categories Lajme

Shehaj: Bizneset dhe qytetarët janë dëmtuar rëndë, të dhënat rrodhën nga shteti

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, e konsideroi publikimin e të dhënave sensitive mbi pagat dhe numrat personalë të qytetarëve, si një skandal shumë i rëndë, duke theksuar se “një skandal akoma edhe më i rëndë është reagimi i qeverisë për këtë ngjarje”.

“Qytetarët dhe bizneset janë krejt të ekspozuar e të pasigurt me një qeveri që jo vetëm është e paaftë për t’i mbrojtur por, i dëmton”, shkruan Shehaj në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Publikimi i të dhënave sensitive mbi pagat dhe numrat personalë të qytetarëve është një skandal shumë i rëndë. Por një skandal akoma edhe më i rëndë është reagimi i qeverisë për këtë ngjarje.

Në vend që të kërkonte ndjesë publike para qytetarëve, Kryeministri u mundua të shfajesohej duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë eksportim dixhital i databazës së pagave dhe se lista që qarkullon është një bashkim ilegal.

Ky është një shfajësim qesharak. Kjo është një listë me të dhëna, të cilat disponohen vetëm nga institucionet shtetërore. Nuk ka asnjë rëndësi nga cili institucion ka rrjedhur databaza. Këto janë të dhëna që kanë rrjedhur nga shteti shqiptar.

Qytetarët dhe bizneset janë krejt të ekspozuar e të pasigurt me një qeveri që jo vetëm është e paaftë për t’i mbrojtur por, i dëmton.

Përgjegjësia politike, por edhe penale në këtë rast është e qartë që është e qeverisë. Dëmi që publikimi i të dhënave i ka bërë mbi 630 mijë qytetareve dhe bizneseve është i jashtëzakonshëm dhe shumëplanësh.

Bizneset po përballen me konflikte të brendshme me pasoja shumë të rënda. Qytetarët shqiptarë, të cilët i kanë besuar shtetit të dhënat e tyre personale, tashmë i kanë ato publike duke qenë të rrezikuar për t’u keqpërdorur nga kushdo. SPAK duhet te veprojë sa më shpejt në mënyrë që ky skandal mos kalojë pa ndëshkimin e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME