Categories Lajme

“Emigrantët”, Meloni poston videon e Ramës dhe shkruan: Përgjigje e duhur për të majtën italiane

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka publikuar në Instagram një video kryeministrit Edi Rama i cilinë intervistën nga Parisi për emisionin ”Dritto e Rovescio” të televizionit italian, Rete4 u ka dhënë përgjigje lajmeve të publikuara në mediat italiane se PD në Itali do kërkojë përjashtimin e PS nga Partia Socialiste Evropiane, pas nënshkrimit të marrëveshjes për emigrantët.

Meloni shkroi se përgjigjja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ishte ajo e duhura për të majtën italiane e cila po përpiqet të përjashtojë kryeministrin Rama, nga Partia Socialiste Evropiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, që konsiston me ngritjen e qendrës së pritjes për migrantët në Shëngjin.

“E majta italiane po tenton të përjashtojë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama nga Partia Socialiste Europiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Dëgjoni përgjigjen e tij të duhur”, shkruan Meloni.

”Më duhet të them që nëse në Itali është e majta që ka… le të themi që është pak jashtë linje për pak kohë, dhe shpresoj që ky të jetë një problem i mbyllur, pasi atëherë ai përjashtim ka rezultuar në atë që ata mendojnë se kjo marrëveshje është e gabuar. Jo, jo, atëherë unë mendoj se ndoshta nuk është krahu i majtë që të ndihmojë Italinë në këtë mënyrë dhe po thotë në rregull, ‘mirëpresim edhe ne emigrantët’, as të djathtët në Shqipëri, sepse në Shqipëri është e djathta që na thotë të njëjtat gjëra”, thotë Rama në videon e shpërndarë nga Meloni.

”Pra, nuk ka të bëjë as me të majtën, dhe as me të djathtën, ndoshta kjo është thjesht e drejta. Do e shohim”, sqaron ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME