Categories Lajme

Fenomeni i dhunës ndaj të miturve në Shqipëri, psikologët: Ja shenjat që tregojnë fëmijët

Vërini fëmijët të pikturojnë për të kuptuar nëse ata po ju fshehin diçka. Psikologët i sugjerojnë prindërve të  lexojnë me kujdes çfarë të vegjlit hedhin në fletë që nga mënyra ku vendosin figurën e deri tek ngjyrat që përdorin. Përmes terapisë së artit dhe lojës  ata mund të kuptojnë  ndjesitë e tyre e a janë dhunuar apo jo?

“Një fëmijë e ka shumë më të thjeshte të vizatojë, të ngjyrosë, të shkarravisë, ta grisi një letër në momentin që është agresiv  se të verbalizoi. Përdorin zakonisht ngjyrat e zëna, psh lejla, të zezë, të kuqe të fortë. Vizatojnë figura të dhunshme, përdorin filmat vizatimorë. Kur i kërkohet ta shpjegojnë ata tregojnë se figurat janë duke u dhunuar dhe kupton  që nëse nuk është vënë para ekranit e ka parë dhunë, në familje nuk sheh dhunë i bie që e vetmja dhunë është në  ambientin tjetër ku është  çdo ditë”, sqaron psikologia.

Nëse fëmija nuk flet me fjalë  sjellja e tij do të flasë për të. “Fëmijët e dhunuar zakonisht janë agresivë, janë mostolerantë ndaj gjërave qoftë dhe të vogla, tregohen protektiv qoftë dhe ndaj përkëdheljeve, prekjeve fizike, janë stopues ndaj gjesteve që mund të tregojnë dashuri. Në momentet që prindërit i shoqërojnë në kopshte refuzojnë të shkojnë. Një fëmijë që është i predispozuar të shohë dhunë do të sillet në mënyrë të dhunshme, do ta nxjerrë diku inatin, frustrimin, ose mund të bëhet shumë i nënshtruar, ka  frikë autoritetin”, tha psikologia.

Psikologët këshillojnë prindërit të ndërtojnë marrëdhënie të tilla me fëmijët në mënyrë që ata të  mund të shprehen. Në këtë rast nuk ndihmon as një  figurë autoritare e as neglizhente. Ndërsa pyetjet e drejtpërdrejta nuk janë të duhurat.

“Pyet si shkoi shkolla, si shkoi kopshti, çfarë ndodhi sot,  a ndodhi ndonjë gjë e bukur apo jo e bukur. Duke bërë pyetje të përgjithshme për rutinën, fëmija edhe nëse ka për qëllim të mos tregojë se ndonjëherë ndjehen të kërcënuar do t’i shpëtojë një detaj që një prind duhet ta kapi”, shtoi psikologia. Fëmijët  sipas psikologëve kanë forma të ndryshme për t’u shprehur,  pavarësisht kësaj  ata kanë nevojë të ndjehen të kuptuar dhe prindërit duhet t’i tregojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME