Linja e veshjeve të Rihanna, “Fenty Fashion House”, është pezulluar për një kohë të pacaktuar, njoftoi sot konglomerati luksoz LVMH. Kopmania u lançua më pak se dy vite më parë në bashkëpunim me kompaninë francezë, e cila është pjesë e shtëpive të modës të niveleve të larta Louis Vuitton dhe Dior.
Për CNN Style, LVMH tha se vendimi për një pauz ishte i përbashkët me Rihanën, ndërkohë që LVMH do të vazhdojë të mbështesë elementë të tjerë të perandorisë Fenty, duke u përqëndruar në rritjen dhe zhvillimin afatgjatë.
Edhe pse nuk u sqaruar arsyeja e mbylljes, mendohet se çmimet e larta dhe pandemia kanë ndikuar në falimentin e kompanisë së këngëtares me famë botërore. Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u bë gruaja e parë zezake që udhëhoqi një shtëpi prodhimi nën markën “LVMH” kur filloi “Fenty” në pranverën e 2019-ës.