Categories Lajme

Vlorë Festa e Verës në Nartë organizuar nga PPNEA

Zonat me vlera të larta të biodiversitetit kanë nevojë për aktivitete zhvillimi të qëndrueshëm në mënyrë që të gjenerohen mundësi ekonomike, të cilat i shërbejnë banorëve lokal për të fituar të ardhura, pa i dëmtuar vlerat natyrore përreth.

Ky është rasti i fshatit Nartë dhe i komplet zonës së Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, në të cilat nuk duhet promovuar zhvillimi masiv, si ndërtimi i aeroporteve apo resorteve turistike, por një formë turizmi dhe zhvillimi ekonomik që shkon krahë për krahë me natyrën.

Promovimi i vlerave ekologjike dhe kulturore të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë­-Nartë është në fokusin e Projektit “Toka e Shqiponjave dhe Kështjellave”, që implementohet nga organizata PPNEA. Festa e Verës është një mundësi e mirë për të promovuar pasurinë kulturore të zonës, ku futet edhe rritja e varietetit të rrushit vlosh dhe kthimi i këtij të fundit në një verë të njohur në të gjithë Shqipërinë.

Festa e Verës në fshatin Nartë bashkoi një mori institucionesh dhe aktorësh lokal, si Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlore, Bashkia Vlorë, banorë lokal, apo edhe organizata lokale. Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e vlerave unike natyrore dhe kulturore të zonës së Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, si dhe është një mundësi për nxitjen e zhvillimit social-ekonomik në vend.

Ne synojmë që në të ardhmen vetë komuniteti lokal do ta organizojë këtë festë, duke e kthyer në një traditë të mirënjohur në nivel lokal dhe kombëtar. PPNEA prej vitesh është duke punuar për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë¸duke promovuar ekoturizmin, agroturizmit, si dhe duke kundërshtuar zhvillimet masive, siç është rasti i ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME