Categories Lajme

Urim i Rektorit Prof.Dr. Roland Zisi për fillimin e Vitit Akademik 2021 -2022

Urim i Rektorit Prof.Dr. Roland Zisi për fillimin e Vitit Akademik 2021 -2022,  Të dashur studentë,  Pas një viti të vështirë akademik, në kushtet e imponuara të mësimit online, për shkak të pandemisë së Covid-19, ditën e hënë, në nisje të vitit të ri akademik 2021-2022 do të riktheheni në mjediset universitare, pikërisht në auditor aty ku statusi i studentit merr vlerën e vërtetë.

Ju uroj një vit akademik të mbarë e të qetë, me motivim dhe përkushtimin e domosdoshëm për arritjen e objektivave dhe standarteve të duhura akademike. Pavarësisht se, fatmirësisht e nisim vitin akademik me prezencën fizike në auditor, të gjithë jemi të vetëdijshëm për kujdesin dhe vigjilencën që duhet të tregojmë kushtëzuar nga Covid-19.

Bashkë me urimin për një vit akademik sa më të mbarë e të sukseshëm, ju drejtoj dhe lutjen, që me përkushtim të plotë, të respektoni vendimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, pasi vetëm me angazhimin e të gjithë aktorëve do të mund të koontribuojmë në ruajtjen e shëndetit.

Dëshiroj të inkurajoj të gjithë studentët që ende nuk e kanë kryer vaksinën kundër Covid-19, të mos neglizhojnë, por t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit, pasi është e vetmja mënyrë për t’ju rikthyer auditorit dhe frekuentimit të procesit mësimor normal. Vaksina është e vetmja garanci për mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të familjarëve tuaj.

Përmes urimit për një vit akademik sa më të mbarë dëshiroj t’ju drejtohem studentëve të vitit të parë, të cilët këtë të hënën nisin një tjetër rrugëtim, tanimë me statusin e studentit.

Falenderime dhe mirënjohje juve dhe familjarëve tuaj për besimin që na dhatë, duke zgjedhur Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë në këtë rrugëtim të ri e shumë të rëndësishëm për formësimin tuaj akademik.

Të dashur studentë dhe prindër, Bashkë me urimin për një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm dua t’ju garantoj se, unë personalisht, autoritetet drejtuese, të gjithë pedagogët dhe punonjësit e UV-së, do të ofrojmë angazhimin maksimal për arritjen e objektivave të dëshiruara për standarte të larta akademike.

Për gjithsecilin prej nesh, edhe në këtë nisje të vitit të ri akademik, shtohet përgjegjësia për të kryer me devotshmëri të gjitha detyrat njerëzore dhe akademike.

Të dashur studentë, Strukturat akademike dhe ndihmësakademike të UV janë në gadishmëri të plotë për të gjithë studentët, duke mirëkuptuar të gjitha shqetësimet legjitime e njerëzore që mund të keni lidhur me procesin mësimor në këtë vit të ri akademik, pas një viti të vështirë që lamë pas, në kushtet e mungesës fizike në mjediset universitare.

Ju do të ndiqni normalisht leksionet, seminaret, praktikat mësimore sipas planifikimeve që kanë bërë Grupet e Punës të ngritura në çdo Fakultet dhe Departament. Sistemi i informacionit i UV-së është në gadishmëri të plotë, në funksion të regjistrimit të çdo studenti, sipas orarit të mësimit, përgatitur nga çdo fakultet dhe departament, në lëndën apo modulin përkatës të programit të studimit dhe vitit akademik.

Në nisje të sfidave për standarte të larta arsimore për këtë vit të ri akademik,

Dëshiroj t’ju përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, drejtuesve dhe strukturave të UV për një vit akademik të mbarë e të suksesshëm.

Uroj dhe jam i bindur se do të jemi të gjithë bashkë në përkushtimin për ruajtjen e traditave dhe sukseseve të mëtejshme të universitetit “Ismail Qemali”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME