Categories Lajme

Fotoja intime i mori jetën 27-vjeçares/ Sociologu këshillon femrat: Mos vrisni veten!

Në një rrethanë ende të pasqaruar, Altin Çoku, 39-vjeçari, i njohur së fundmi si një personazh TikTok-u, për shkak të sensit të protagonizmit të shtuar, herë për shkak të aftësive ndryshe trupore dhe shëndetësore dhe herë si pjesë e konflikteve që krijonte me të tjerët, kishte krijuar një marrëdhënie me 27-vjeçaren Sibela Abedini me origjinë nga Lezha, e cila prej kohësh jetonte në Kamëz së bashku vajzën e saj 2-vjeçare, motrën, vëllain dhe të ëmën.

39-vjeçari i kishte bërë asaj një foto intime e cila më pas ishte publikuar më pas në rrjetin social TikTok nga ky profil: userrrrshiba. Altin Coku.

Sociologu Gëzim Tushi i bën thirrje femrave të dhunuara të cilat janë nën presion mos kryejnë akte ekstreme duke vrarë veten.

“Në të gjitha mënyrat që trajtohet kjo ngjarje, që nuk është e vetmja, është një akt barbar, mesjetar, një formë e shëmtuar e bullizmit, është një formë e krimit kibernetik që ka marrë përmasa të mëdha në shoqërinë shqiptare, e cila është shndërruar në një formë dhe në mënyrë totale nga përdorimi pervers i këtyre mjeteve të komunikimit masiv, veçanërisht të komunikimit digjital të cilat kanë filluar të zvogëlojnë hapësirat e jetës private, kanë zvogëluar pjesën e intimitetit njerëzor, dhe kanë filluar ta shpërdorojnë këtë lloj intimiteti që është një pronë private e një njeriu.

Dhe kjo formë e shëmtuar mesjetare e shpërdorimit të jetës private dhe të sistemit të komunikimit elektronik për qëllime perverse çon në veprime kriminale. Natyrisht rasti është i rëndë dhe unë dua ta theksoj, se pavarësisht arsyeve që e kanë çuar zonjën në vetëvrasje, akti është i dënueshëm. Dhe para se të merremi me kriminelët duhet të merremi me njerëzit tanë që bien viktima të këtij shantazhi kibernetik. Jetojmë në një botë që deri diku e kemi të pamundur të kontrollojmë jetën tonë private. Pra jemi të detyruar të komunikojmë që jemi përballë një agresivizmi kibernetik, ku mund të filmohemi dhe regjistrohemi në mënyra të ndryshme, dhe që bota ende nuk ia ka gjetur ilaçin.

Në këtë kontekst, doja të thoja sidomos për femrat, pasi jemi një shoqëri që ka një moral të dyfishtë, pra ndryshe për femrat e ndryshe për meshkujt, pasi të ishte një rast një mashkull nuk do të kishim vetëvrasje, por femrat duhet të ndërgjegjësohen që akti i vetëvrasjes nuk duhet menduar fare sa herë gjenden në një udhëkryq të tillë, pasi gjithmonë ilaçi gjendet edhe për këto raste”, u shpreh sociologu Gëzim Tushi në Ora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pengmarrja e biznesmenit në Tiranë, lihen në burg 3 autorët! Avokati: Sula u kishte 60 mijë euro borxh, e morën për t’u sqaruar

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” dy vëllezërit Jurgen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosën një person pas sherrit, kapen në arrati 2 të dyshuarit!

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gjin Ndojit, GJKKO miraton kërkesën e avokatëve të Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrovic për provat!

Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shtetasve Behar Bajroviç e Edmon Preka, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama pritet në Romë nga kryeministrja Meloni!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare në Romë me homologen Giorgia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nesër protesta e PD-së, policia njofton masat e sigurisë: Ja cilat rrugë do të bllokohen

Policia e Shtetit ka njoftuar masat e sigurisë në lidhje me protestën e ditës së…

LEXO ME SHUME