Categories Lajme

SPAK jep pretencën, kërkon 2.6 vite burg për Fredi Belerin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën këtë të martë për kryebashkiakun e zgjedhur të të Himarës, Fredi Beleri, ku ka kërkuar dy vite e 6 muaj burgim nën akuzen për blerje votash.

Për të pandehurin tjetër Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Belerit në prononcimin për mediat, e konsideroi si një vendim të turpshëm dhe të pritshëm, teksa tha se është një fabul e ndërtuar keq.

“Nuk sollën asnjë provë përveç dëshmisë së, Arsen Ramës. Nuk ka as foto të Arsen Ramës, jo më të Belerit. Është një e ndërtuar shumë keq si fabul. Është një akuzë e turpshme, e pritshme. Siç akuzoi edhe Beleri në fillim të seancës për gjykatën, është në vëmendje të Prokurorisë, çfarë të thotë prokuroria. E tërhoqi procesin, rrëzoi të gjitha kërkesat, pasi administroi dëshmitë e rreme të Abdyl Ramës. Do të kishin një foto të Arsenit, jo më Belerit. I gjithë procesi është mbi dëshminë e dy vëllezërve të dy të dënuar.”, tha avokati.

Arrestimi i Fredi Belerit ndodhi në 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale. Ai u la më pas në masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Vlorës me argumentin se i akuzuari paraqiste rrezikshmëri pasi “siç rezulton edhe nga aktet, ai është i dënuar më parë”. Por të dhënat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Belerit treguan se saga e mbajtjes së tij në masën e “arrestit me burg” u bazua fillimisht mbi një certifikatë të gjendjes gjyqësore me të dhëna të pavërteta.

Burgosja e Belerit u parapri nga sulme të forta nga kryeministri Rama në fushatë, ku ai paralajmëroi se do të merrej personalisht me kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. Për të çuar para porosinë e Ramës u angazhuan forcat operacionale të policisë, prokuroria dhe gjykata e Vlorës dhe më vonë SPAK dhe GJKKO që e mbajtën në burg kandidatin e opozitës, edhe pse i infiltruari pranoi se ishte paguar nga policia për të përgjuar Belerin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME