Categories Lajme

Paralajmëron nëna e Sibela Abedinit: Nëse Altin Çoku del nga burgu, unë do ta vras

Nëna e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila vrau veten pasi personazhi i TikTok i publikoi një foto intime, ka paralajmëruar se nëse Altin Çoku del nga burgu do të bëjë vetëgjyqësi.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Daniela tregoi Altin Çoku ka thënë në TikTok se “s’ka çfarë më bën shteti se jam me kartelë dhe kam lekë”.

“Jam betuar para arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copa-copa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën se fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras”, u shpreh ajo.

Nëna e Sibelës Abedinit: Fëmija ka qenë duke punuar, jo në hotel. As tek supermarketi nuk dilte, ishte fëmijë i mbyllur. Se kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.

Kishte 1 muaj e 3 ditë që kishte ardhur nga Kosova. Si çdo çift kishin probleme, i thashë hajde rri këtu dhe qetësohu. E mora unë në Kosovë, vajza ka qenë shumë xheloze. I thashë ka fëmijë me ty, mos me mamin. E kam rritur pa babë, jam bërë nënë e babë vetë. Bashkëshorti është jashtë, ai është me tjetër. Këtë mostrën e kam takuar në një supermarket me gruan e vet, më tha më duhet një pastruese. Më tha jam me gruan dhe vajzën e vogël, i dhashë numrin e telefonit. Kur shkova me vajzën, se s’donte të më linte vetëm, nuk ishte gruaja e tij aty, më tha është në spital.

Punova dy ditë aty dhe gjeta punë tjetër në Bathore. Më tha vajza meqenëse ti gjete punë tjetër, po shkoj unë, ditën e parë shkoi me vajzën e saj të vogël dhe i dha 20 mijë lekë. Ditën e dytë Sibela la vajzën tek motra dhe iku vetë, nuk i kishte dhënë lekë. I dha vetëm një çantë me lodra për vajzën e vogël. Ka shitur unazën dhe vajzën për t’i blerë vajzës pampersa. I thashë të mos shkojë më, se do të gjenim punë tjetër.

Ditën e dytë i tha që do iki në Itali dhe kur të të kontaktoj unë. Sibela ishte e qetë, nuk shfaqi shqetësime. Po të më thoshte mami kam këtë kërcënim, do të merrja telefonin do ta vrisja vetë fëmijën tim pa ma vrarë ai,

I kam thënë nxirreni atë nga policia. Ai ka thënë në TikTok s’kam çfarë më bën shteti se jam me lekë. Jam betuar pa arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copa-copa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën se fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME