Categories Sport

FSHF hap dyert për tifozët, Doçi e Bajraktari premtojnë surpriza

Ditën e sotme kanë dalë në një konferencë për shtyp, në ambientet e stadiumin “Elbasan Arena” dy futbollistet e kombëtares së femrave, Megi Doçi dhe Arbiona Bajraktari, të cilat folën për ndeshjen e eliminatore EURO 2021, Shqipëri-Finlandë më datë 2 shtator ora 17:00 dhe përgatitjet që po kryen skuadra përfaqësuese.

Megi Doçi theksoi: “Do të përballemi me një ekip të vështirë dhe mendoj se ndeshja e parë të motivon më tepër për ndeshjet në vazhdim. Mendoj se jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Një grup i mirë vajzash vijmë nga entuziazmi i kualifikimit në Champions League. Shpresoj që edhe vajzat e tjera të kombëtares të jenë përgatitur sa më mirë në klubet e tyre respektive. Objektivat nuk mungojnë, e rëndësishmë është, ne të japim më të mirën në fushë, të luajmë me shpirt, të vendosim zemrën në fushë e gjithcka mund të arrihet. Dëshira që unë të shënoj në këtë ndeshje nuk mungon por ajo që është më e rëndësishme është i gjithë ekipi. Grupi që bëjmë pjesë, është një grup i fortë dhe i vështirë, janë skuadra me shumë eksperiencë, por më e rëndësishme është ne të jemi grup dhe të luftojmë për më të mirën.”

Në fjalën e saj, Arbiona Bajraktari u shpreh: “Ne jemi duke u përgatitur shumë mirë, e duam të japim maksimumin pasi luajmë në vendin tonë, e shpresoj të kemi mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”. Objektivat nuk jemi në gjendje t’i përcaktojmë ne por, i garantojmë trajnerit, tifozerisë dhe stafit, që ne do të bëjmë maksimumin, që të marrim sukses në këtë grup.”

Hyrja në stadium do të jetë falas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME