Categories Lajme

I “përfshirë” në tragjedinë e Gërdecit/ Ky është ish-gjenerali me të cilin Lleshaj mund të zëvendësojë Ardi Veliun

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pritet që së shpejti të largohet nga posti që mban. Sipas politiko. al Ardi Veliu do të zëvendësohet nga ish-gjenerali Shpëtim Spahiu.

Po ashtu e ditur bëhet se ky vendim është marrë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ish-gjenerali që do të zëvendësojë Ardi Veliun ka pasur një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Spahiu ka qenë komandant i komandës së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe ka drejtuar po thuajse në të gjitha nivelet.

Kujtojmë këtu se ish-gjenerali ka qenë i akuzuar nga prokuroria për “shpërdorim detyre” në tragjedinë e Gërdecit, në vitin 2008.

Në këtë tragjedi humbën jetën 26 persona. Spahiu ishte një prej ushtarakëve për, të cilët prokuroria kërkoi 8 vite burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të profesionit në Forcat e Armatosura.

Në vitin 2008, kur ndodhi dhe tragjedia e Gërdecit Spahiu mbante detyrën e komandantit të Forcës së Bashkuar, ndërkohë që akuzën e prokurorisë e konsideroi të pabazuar.

Kurse Ardi Veliu, u emërua në krye të Policisë së Shtetit në shkurt të 2018-ës, nga ish-ministri Fatmir Xhafaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME