Categories Lajme

Pezullohen 6 pedagogë; Në Kamëz, ngacmime seksuale, korrupsion dhe mungesa në mësim

Mbledhja e e-maileve të studentëve nga pedagogu i radiologjisë për t’iu dërguar letër motivimi para skemës së detyrës së kursit ishte një mënyrë e tij për të përzgjedhur studentet që do u conte ‘email ngacmimi’.

“Kur të gjesh mundësi duhet të takohemi diku sepse në shkollë gjërat keqkuptohen dhe nuk kam dëshirë të merrem me debila. Dua të them ca gjëra për të ardhmen tënde. Flasim”, thuhet në mesazh.

Ky është emaili që pedagogu i ka dërguar një prej studentëve; sepse për çdo studente që ishte zgjedhur në listën e emaile-ve si preferencë e tij, mesazhet ishin të ndryshme dhe të personalizuara.

“Na kanë thënë studentet e viteve të treta, katërta që i kanë ngacmuar seksualisht. Ne akoma jemi vit i parë dhe nuk na ka rënë shumë rasti që të kemi drejtpërdrejtë punë me të”, shprehet një studente.

Bashkë me të, janë pezulluar nga detyra edhe 5 pedagogë të tjerë në Universitetin Bujqësor të Tiranës; 3 prej të cilëve jepnin mësim në Fakultetin e Mjekësisë Veterane. Afera seksuale, korrupsion, mos paraqitje në leksion, kanë qenë disa nga shqetësimet e studentëve që I kanë shfaqur në anketën e performancës realizuar nga universiteti.

“1 pedagog është e vërtetë që u penalizua për probleme jo të moralshme; 1 për problem të performancës me studentët dhe një tjetër që nuk frekuentonte; pjesa tjetër e pedagogëve janë penalizuar ose për fenomene korruptive, ose për shitje të dhunshme të librave”, tha zv/dekani Paskal Gjino.

Dhe ajo cka kërkojnë strukturat drejtuese është thelbësore

“ Të rivendosim së pari nderin e humbur të Fakultetit dhe së dyti të rivendosim dhe gjendjen e funksionimit të tij. 1 tetori do na gjejë me pedagogë të kompletuar, shpresoj unë”, shprehet Gjino.

Dhe teksa ka një mungesë prej 6 pedagogësh në Universitetin Bujqësor të Tiranës për shkak të shkeljeve të tyre, në sallën e ligjëratave mbrapa meje ministrja e arsimit zhvilloi një takim mbi tregun e punës dhe duke anashkaluar kështu problematikën me shkeljet e pedagogëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME