Categories Lajme

Lezhë, ambulanca iu prish planet grabitësve, ‘kapen mat’ nga banorët e zonës

Një tentativë grabitje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një banese tre katëshe në Zejmen të Lezhës. Dy persona të armatosur kanë hyrë brenda shtëpisë për të vjedhur, por nuk kanë arritur të marrin gjë, pasi janë trembur nga kalimi i një ambulance dhe kanë menduar se janë policia dhe janë larguar.

Sipas burimeve ata jane identifikuar dhe ndaluar nga vetë banorët e zonës. Sipas banorëve, gjatë tentativës për t’u larguar, njeri ka hedhur në ferra pistoletën dhe një telefon, ndërsa tjetri është larguar në drejtim të malit.

Pas njoftimit të policisë, kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje duke arrestuar të riun, banues në Lezhë, ndërsa po ushtron kontrolle për të bërë të mundur edhe kapjen e personit tjetër. Po ashtu mësohet se kjo vilë kishte rënë pre e një tjetër vjedhje më herët. Vjedhjet e banesave prej kohesh janë kthyer në një shqetësim serioz në bashkinë e Lezhës dukë nxjerre në pah mungesën e bashkëpunimit polici-komunitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyfishohet taksa vjetore e makinave, 15 mijë lekë për automjetet elektrike

Pas lajmit të mirë për heqjen e taksës së qarkullimit, ka ardhur supriza e hidhur.…

LEXO ME SHUME