Categories Lajme

Marrëveshja Rama-Meloni, përzgjidhen tre kompani që garojnë për menaxhimin e qendrave të emigrantëve në Lezhë

Janë zbardhur emrat e 3 kooperativave sociale italiane qe kanë kaluar raundin e parë të garës për të menaxhuar qëndrat e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër. Ato janë Medihospes, Consorzio Hera e Officine Social të përzgjedhura mes 30 enteve, shoqatave e organizatave në një procedurë negociuese të përshpejtuar, hapur nga Ministria e brendshme Italiane prej 21 mars 2024 deri më 28 mars 2024. Brenda datës 10 prill do të zhvillohet raundi final i seleksionimit të entit fitues mes Medihospes, Consorzio Hera e Officine Sociali të cilat duhet të prezantojnë ofertën më bindëse e më avantazhuese në një tender me vlerë 151 milionë euro për katër vite e që nis me një bazë minimale 130 milionë euro.

Sipas dokumentit të Prefekturës Italiane, raporton Syri.net, brenda 15 ditëve nga ky njoftim, e nga data mbyllëse e garës negociuese më 28 mars 2024, 3 kompanitë duhet të dorëzojnë ofertën e tyre në menaxhimin e strukturave të strehimit të emigrantëve në Shëngjin e Gjadër. Prefektura italiane thekson në dokument se qëndrat e emigranëve në Shqipëri do të jenë operative prej datës 20 maj 2024. Kompanitë e përzgjedhura për fazën finale; Medihospes, është një nga kooperativat sociale kolosale në sektorin e asistencës për të moshuar, për kategoritë e personave me aftësi të ndryshme, e në atë të strehimit të emigrantëve.

Është nga më të fuqishmet në Itali me mbi 1500 persona të punësuar, 2 milionë orë eksperiencë pune në vit në kujdesje të 7500 personave cdo ditë. Consorzio Hera  krijuar më 2011 menaxhon aktualisht  dy qëndra emigrantësh në Brindisi-Puglia e një në Trapani-Siçili e dy qendra hotspot në Pozzallo e Ragusa-Siçili. Officine Sociali ka selinë zyrtare në Siracusa. Akualisht menaxhon një kamp emigrantësh në Potenza, e një qëndër hotspot emigrantësh në Taranto.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME