Categories Lajme

‘Qëllova me vetëdije të plotë’, ja dëshmia tronditëse e autorit të vrasjes në Durrës

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 3 ditëve me parë në Durrës.

Ndue Zefi ka deklaruar përpara organit të akuzës se me viktimën Martin Ndrecën kishte njohje të vjetër sepse kanë jetuar në të njëjtin fsha për disa vite.

“Me Martinin kemi njohje të vjetër, sepse kemi jetuar në fshatin Adriatik për disa vite. E konsideroja njeri të besuar, por më preu në besë. Kisha dëgjuar llafe të ndryshme, që kanë të bëjnë me çështje nderi”.

Lidhur me arsyet dhe rrethanat që e shtynë të ndërmerrte një akt të tillë Zefi ka thënë:

“Atë ditë (ditën e ngjarjes) shkuam për t’i kërkuar llogari për veprimet e tij, nuk u morëm vesh si njerëz pasi u soll në mënyrë arrogante, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër. U përplasëm fillimisht në lokal, pastaj edhe në vendin ku ndodhi krimi. Qëllova në drejtim të tij disa herë me vetëdije të plotë, pasi e kishte hak plumbin. Pasi konstatova se kishte vdekur, u largova me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”.

Ai ka deklaruar gjithashtu se tregon edhe se ku e hodhi armën pas vrasjes si dhe vendin ku ka qëndruar i fshehur për tre ditë me radhë.

“Pasi konstatova se kishte vdekur, u largova me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pak metra larg vendit të krimit hodha armën, me të cilën kreva vrasjen dhe u largova në drejtim të Pukës, në vendlindjen time, për t’u fshehur”.

Zefi ka thënë ser vendosi të vetëdorëzohej në polici sepse donte të përballej me drejtësinë.

“Por vendosa të dorëzohem në Polici, sepse nuk kisha dëshirë të qëndroja i fshehur, por të përballem me drejtësinë”.

Kujtojmë se Zefi vrau fqinjin pas një debati banal në një lokal në zonën e Kënetës, vetëdorëzohet në polici Ndue Zefi 38 vjeç.

Ai është dorëzuar në policinë e Shkodrës autori i vrasjes së Martin Ndrecës 45 vjeç. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në zonën e Kënetës në Durrës pranë banesës së viktimës.
Ky i fundit së bashku me autorin disa orë para se të ndodhte vrajsa kanë pirë së bashku në një lokal të zonës, ndërsa janë konfliktuar verbalisht për çështje banale.

Autori, i vetëdorëzuar tashmë ka shkuar në banesën e tij ka marrë armën kallashnikov dhe e ka pritur viktimën e tij teksa kthehej për në banesë dhe e ka qëlluar me 5 plumba.
Mësohet se një plumb në zonën e shpatullës ka qenë fatale për viktimën Ndreca i cili u gjet i pajetë në orët e mëngjesit të së dielës së shkuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Viktima sipas burimeve policore është Martin Ndreca, me origjinë nga Lezha dhe me banim në zonën ku u gjet i vrarë.

Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja të qëlluara nga një automatik, ndërsa në trupin e viktimës është gjetur një plumb, në zonën e shpatullës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër,”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, procedohet 29 vjeçari

PKK Bllatë, Dibër, Policia Kufitare Bllatë në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë intensifikuar kontrollet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dje grabiti makinën e çiftit italian në Vlorë, arrestohet 35 vjeçari në Vlorë! Sapo ishte liruar nga burgu falë Amnistisë Penale

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejtur së po e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përzgjedhja e delegatëve për Kongresin e ri të Partisë Socialiste, voton Rama

Kryeministri Edi Rama ka votuar për përzgjedhjen e delegatëve për Kongresin e ri të Partisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përshtasnin lokalin për të luajtur lojëra fati, 3 të proceduar. Njëri shpallet në kërkim

Policia e Fierit njofton se në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” ka goditur disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr i fortë në shtëpi, 33-vjeçari shqiptar goditet me thikë në gjoks

Itali – Dy vëllezër shqiptarë të moshës 40 dhe 32 vjeç u arrestuan në Sorbolo…

LEXO ME SHUME