Categories Lajme, Teknologji

Rama: Brenda 2 vitesh do përdorim inteligjencën artificiale

“Reformë në administratë, digjitalizim të shërbimeve”

Revolucioni i teknologjisë në transformimin e shteteve ka qenë fokusi i bisedës mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit britanik, Tony Blair në samitin botëror të qeverisjes që po mbahet në Dubai. Rama tha se brenda dy vitesh, Shqipëria do të implementojë në sistemet e saj inteligjencën artificiale.

“Ne po punojmë me 2 nga burimet më të mëdha për dijet, Microsoft dhe Orakullin me të cilët po përpiqemi të marrim më të mirën e tyre. Jemi përballur me një sulm masiv nga Irani dhe duke qënë një objektiv i përhershëm i sulmve kibernetike ne e dimë rëndësinë e të dhënave të sigurta. Nga ana tjetër, Chat GPT ka në krye një zonjë shqiptare. E pyeta se si mund të na ndihmoj për të hyrë më shpejt në BE dhe testet tona po na tregojnë që AI implementohet për 2 vite, duke na çuar para në kohë.”

Rama tha se teknologjia e ka nxjerrë Shqipërinë nga terri i diktaturës, duke bërë që vendi ynë të renditet me rezultate të spikatura për qeverisjen digjitale “Kur do ndërtosh shtet modern të duhet të ngresh sisteme që mundësojnë shërbimin drejtpërdrejt me qytetarin. Ndryshuam kryekëput mënyrën se si merremi me shërbimet pa letra, për çdo dokument, certifikatë, licencë. Kemi shmangur radhët dhe ndërveprimi kryhet nga qytetari me paisjen.”

Kryeministri i vendit e mbylli fjalën e tij me një thirrje për të pranishmit që të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër lehtësitë që teknologjia ofron në marrjen e shërbimeve.

“Ju ftoj të gjithëve të vizitoni diellin në plazhet tona, malet e jashtëzakonshme, mikpritjen shqiptare. Ejani në Shqipëri dhe në atë mjedis do keni mendim dhe ide më të mira se si teknologjia mund të përplotësojë bekimin e një vendi që është mallkuar nga historia.” Ndër të tjera, kryeministri Rama bëri të ditur se Shqipëria do të ketë një hapsirë të sigurt dedikuar të dhënave të shqiptarëve të krijuar nga Orakulli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME