Categories Lajme

SPAK kërkon 2.6 vite burg për Belerin/ Avokati: E turpshme! Nuk ka asnjë provë, fabul e ndërtuar keq

Të pritshëm dhe të turpshëm. Kështu e ka konsideruar avokati i Fredi Belerit, pretencën e SPAK që ka kërkuar 2.6 vite burgim për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës, avokati i Belerit tha se nuk ka asnjë provë, teksa e konsideroi si një fabul të ndërtuar keq.

“Nuk sollën asnjë provë përveç dëshmisë së, Arsen Ramës. Është një e ndërtuar shumë keq si fabul. Edhe ata të 46-ës e ndërtonin më mirë fabulën. Është një akuzë e turpshme, e pritshme. Siç akuzoi edhe Beleri në fillim të seancës për gjykatën, është në vëmendje të Prokurorisë, çfarë të thotë prokuroria. E tërhoqi procesin, rrëzoi të gjitha kërkesat, pasi administroi dëshmitë e rreme të Abdyl Ramës. Do të kishin një foto të Arsenit, jo më Belerit. I gjithë procesi është mbi dëshminë e dy vëllezërve të dy të dënuar.”, tha avokati.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën këtë të martë për kryebashkiakun e zgjedhur të të Himarës, Fredi Beleri, ku ka kërkuar dy vite e 6 muaj burgim nën akuzen për blerje votash. Për të pandehurin tjetër Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

SPAK e akuzon kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje. Ai u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe që prej asaj kohe qëndron në paraburgim, duke mos u lejuar që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME