Categories Lajme

Televizor 20 mijë euro, si e ‘fundosi’ vettingu prokurorin ‘VIP’

Shtatë gjetje kompromentuese mbi pasurinë e deklaruar dhe të fshehur kanë ‘fundosur’ prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Trocit, duke i kushtuar humbjen e detyrës.  Troci njihej edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën. Në vendimin e shkarkimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka krijuar bindjen se Ramadan Troci ka fshehur pasuri të paluajtshme në emër të personave të afërt. Konkretisht, KPK dyshon se Ramadan Troci ka në pronësi një apartament luksoz në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, të cilin e ka arreduar në mënyrë të tillë, saqë vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro, shkruan Shqiptarja.com.

“Në denoncimin e përcjellë pranë Komisioni, ndër të tjera hidhen dyshime se subjekti i rivlerësimit ka në pronësi të fshehur një apartament banimi në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, në të cilën banon aktualisht. Lidhur me këtë apartament, denoncohet se subjekti e ka arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Në vijim ankuesi, denoncon se për posedimin e këtij apartamenti subjekti kamuflohet nga pronarët e minierave të Bulqizës, të cilëve pretendohet se u ka mbyllur shumë dosje”, thuhet në vendim. Komisioni dyshon edhe për fshehjen e disa pasurive të tjera tek Unaza e Re, si apartamente, njësi shërbimi e garazhe.

Komisioni i Vetingut ngre gjithashtu dyshime të forta se prokurori Troci ka fshehur duke e kaluar në emër të personave të tjerë një apartament me sipërfaqe 140 m², në godinën pranë Pazarit të Ri, me vlerë 140 mijë euro dhe parking 20 000 mijë euro. Nga ana tjetër, Komisioni pretendon se ka faktuar se prokurori Ramadan Troci ka fshehur një ndërtim pa leje me sipërfaqe 32 m², në një truall me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan.

Në vendimin për shkarkimin e Trocit thuhet gjithashtu se prokurori nuk justifikon një depozitë me vlerë 2,500,000 lekë si dhe blerjen e një makine “Mercedes-Benz”, viti i prodhimit 1999, me vlerë 700,000 lekë. Gjithashtu, prokurori nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare si dhe nuk ka deklaruar saktë shtesat e depozitës në emër të bashkëshortes së tij./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME