Categories Lajme

Skenare për sulme në Kosovë? Çfarë po ‘kurdisin’ shërbimet sekrete serbe…

Më 15 nëntor, Zyra për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë së Serbisë, mbajti mbledhje, ku mori disa vendime në raport me Kosovën. Aty morën pjesë shërbimi sekret civil, dy shërbimet ushtarake, ai i sigurisë dhe informativ si dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Detyrat e caktuara në këtë takim janë marrë përsipër të kryhen nga agjencitë sekrete serbe, të pranishme në këtë takim. Kjo dëshmohet nga komunikimi i një zyrtari të strukturave të sigurisë serbe me familjarët e tij në Kosovë, komunikim të siguruar nga emisioni “Udhëve” në RTK.

Ai porosit familjarët që gjatë këtyre ditëve të qëndrojnë në shtëpi, e t’i shmangin vendet publike, ku ka shumë persona si p.sh. kafiteritë, sepse mund të përsëritet rasti “Panda” i Pejës, i 17 viteve më parë.

Në atë kohë, në kafiterinë me këtë emër u vranë 6 të rinj serbë, e për këtë akt u fajësuan shqiptarët, ndonëse më vonë vetë shteti serb e pranoi se vetë Serbia e kishte kryer aktin.

Ky person u thotë familjarëve se kjo mundë të ndodhë në çdo moment dhe në çdo vend të Kosovës, e mundësitë janë që kjo të ndodhë në vendbanimet jashtë pjesës veriore, me qëllim që të fajësohen shqiptarët, shkruan Tetovasot. Bazuar në informacionet që posedon emisioni “Udhëve”, ky person zyrtar është i ngarkuar me aktivitet në drejtim të Kosovës.

Se ky plan u mundua të zbatohet, dëshmohet me rastin kur në Gazimestan, institucionet kosovare të sigurisë arritën të gjejnë e sekuestrojnë 15 kg eksplozivë. Pas mbajtjes së takimit të 15 nëntorit, ndërmjet shërbimeve sekrete të Serbisë, ishte deklaruar ministri Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, i cili është edhe shef i këshillit koordinues të shërbimeve të sigurisë.

“Shërbimet serbe të sigurisë kanë marrë detyra konkrete dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për pengimin e formimit të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kështu, zbatimi i tri vendimeve tashmë ka ndodhur, së paku në tri raste. Pengimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpol, përpjekjet që u bën e po bëhen për pengimin e formimit të ushtrisë si dhe krijimi i situatës së pasigurisë në Kosovë”,- kishte thënë Stefanoviq./TCh/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME