Categories Fashion

Trendet pranverë/verë 2021, veshje të lehta dhe ngjyra më të ndriçuara

Fillimi i sezonit pranveror sapo ka nisur kështu duke pasur me ndryshimin e garderobës tuaj. Rritja e temperaturës kërkon veshje sa më të lehta dhe me ngjyra më të ndriçuara. Disa udhëzime për ju.

Xhaketa të quajtura Boyfriend

Kjo xhaketë krijon një siluetë mjaft interesante duke krijuar iluzionin e një beli më të ngushtë dhe këmbë më të gjata. Mund ta kombinoni me një palë pantallona lëkure të cilat janë të ngushta.

Ngjyrat pastel

Një trend i cili asnjëherë nuk do të dalë nga moda por vazhdon dhe dominon në industrinë e modës. Këto ngjyra janë opsioni perfekt për çdo tonë lëkure. Janë lehtësisht të kombinueshme duke ju vënë në dukje elegancën tuaj.

Shallët e kokës
Ky trend vjen si inspirim i viteve 50-60 i cili po vihet në përdorim dukshëm nga të gjithë. Ky shall do ju mbrojë flokët tuaj dhe do ju bëjë veshjen tuaj më stilë. Mund ta vendosni të lidhur sipër kokës tuaj ose mund ta lidhni rreth qafës tuaj.

Palltot folklorike
Një trend tepër i ri janë dhe palltot folklorike të cilat do t’iu shërbej si një mbulesë e hollë kur temperatura të ulen. Ky trend është i thjeshtë për tu stiluar dhe duket fantastik për çdo lloj trupi.

Çizmet e bardha mbi gju
Trendi i cili rikthehet nga vitet 60. Këto çizme do ju bëjnë të dukeni me tërheqëse dhe elegante. Sygjerohet të vishen me fustan ose një fund të shkurtër.

Çantat Fringing
Çantat më të veçanta se kurrë janë një trend tepër i veçant i këtij sezoni. Fijet e tyre tepër të speciale do marrin vëmendjen e të gjithëve. Për një ndjesi klasike, zgjidhni nuanca të errëta si kafe ose e zezë, por nëse doni të dalloni nga të tjerët, hidhni një hije në hije të theksuara si e kuqja ose jeshilja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Fashion

Si të kaloni me stil nga dimri në pranverë: Ja 9 kombinime

Kapërcimi i stinëve, do të thotë njëherësh edhe kalim nga temperaturat e ftohta të dimrit…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Me te gjata dhe elegante/ Keto jane 5 veshjet qe do ju bejne te mos i tregoni kilet e teperta qe keni

Femrat e shkurtra zakonisht ankohen dhe duan të jenë më të gjata. Nuk është se…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Versace ‘shpërthen’ në ngjyra në Javën e Modës në Milano

Shtëpia italiane e modës Versace ofroi pantallona të gjera dhe fustane të ngushta në shfaqjen…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Trendi i palltove për 2022-in/ Ja ngjyra që nuk duhet të mungojë nga gardëroba juaj

Palltot me mëngë të gjata, rrip në bel dhe voluminoze është trendi i fundit për…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Njihuni me palltot që nuk duhet të mungojnë nga gardëroba juaj këtë vjeshtë (Foto)

Ndonëse jemi në fund të verës, pasarelat e modës dhe blogeret prej kohësh na paraqesin…

LEXO ME SHUME